Policia arreston shqiptarin e fshehur pas divanit, ishte futur për të vjedhur në lagjen e pasur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 10:05
Një shqiptar u arrestua në qytetin Zug të Zvicrës pasi kishte hyrë për të vjedhë në një banesë në një zonë të pasur.
Policia mori një raportim për një vjedhje dhe mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Forcat e rendit rrethuan ndërtesën dhe kontrolluan apartamentin.
Sipas medieve lokale, policët arritën të arrestojnë një person që ishte fshehur pas divanit.
Bëhet fjalë për një shqiptar 31-vjeçar.
Në kohën e arrestimit, atij iu gjetën bizhuteri, disa qindra franga zvicerane dhe para të thata në valuta të tjera.
Një person që ishte bashkë me shqiptarin ia doli që të arratisej.
Të dy ishin futur në apartament nga dera e ballkonit.
Policia po vazhdon hetimet për të kapur personin e dytë.

