Një tjetër grabitje në një muze francez, vidhen 2 000 monedha ari dhe argjendi

Të paktën 2 000 monedha ari dhe argjendi me vlerë rreth 90 000 euro u vodhën gjatë një bastisjeje në një muze tjetër francez – vetëm disa orë pas vjedhjes së guximshme të disa prej xhevahireve të kurorës franceze në Luvër në Paris, shkruan BBC.

Incidenti ndodhi në një muze kushtuar filozofit francez Denis Diderot në Landres, Francën verilindore, të dielën në mbrëmje.

Kur Maison des Lumières (Shtëpia e Iluminizmit) u hap të martën, punëtorët vunë re një vitrinë të thyer dhe ngritën alarmin.

Kjo është e fundit në një seri grabitjesh të kohëve të fundit në institucione kulturore në të gjithë Francën.

Monedhat e vjedhura datojnë nga viti 1790 deri në vitin 1840 dhe janë pjesë e koleksionit privat të qytetit, pasi u zbuluan në vitin 2011 gjatë punimeve të rinovimit në ndërtesën që tani strehon muzeun, sipas mediave lokale.

Muajin e kaluar, kriminelët hynë me forcë në Muzeun e Historisë Natyrore të Parisit, duke vjedhur gjashtë copëza ari me vlerë rreth 1.5 milion euro.