Putin: Sanksionet amerikane janë akt armiqësor

Sanksionet e reja kundër Rusisë të shpallura nga presidenti Donald Trump janë një akt armiqësor dhe nuk forcojnë marrëdhëniet ruso-amerikane, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin. 

Sipas tij ‘’ato nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse’’. 

”Sanksionet e shpallura nga presidenti amerikan kundër kompanive ruse të naftës janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën”, shtoi ai. 

‘’Presidenti amerikan Donald Trump po flet për shtyrjen e këtij takimi.

Dialogu është gjithmonë më i mirë se çdo përplasje, çdo mosmarrëveshje, apo edhe më shumë një luftë”, tha Putin.