Presidenti i Ekuadorit: Tentuan të më helmonin! Brenda ushqimeve gjetëm…

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se ishte viktimë e një tentative helmimi përmes çokollatave dhe reçelit që i ishin dhuruar gjatë një eventi publik.

Në një intervistë për CNN, Noboa tha se analizat kanë zbuluar tre kimikate në përqendrime të larta, duke shtuar se një gjë e tillë “nuk mund të jetë e pavullnetshme”.

“Ne paraqitëm një ankesë dhe dorëzuam prova për përqendrimin e tre kimikateve,” tha presidenti ekuadorian, pa dhënë detaje mbi autorët e mundshëm të ngjarjes.

Autoritetet në Quito kanë nisur hetimet, ndërsa zyra e presidencës nuk ka konfirmuar nëse Noboa ka pasur pasoja shëndetësore pas incidentit.