Sërish sanksione për Rusinë/ Laçi: Takimi Trump-Putin në Budapest s'do ishte i frytshëm pa praninë e Ukrainës
Eksperti i marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi mes Trump dhe Putin në Budapest nuk do ishte i frytshëm pa praninë e Ukrainës.
Laçi: Është pak e çuditshme se si planet e diplomacisë amerikane ndryshojnë dita ditës.
Ishte projektuar një takim midis presidentit Trump dhe presidentit Putin në Budapest nën mikpritjen e Orban por duket se nuk është gjetur gjuha e përbashkët.
Gjykoj se ky takim nëse do ishte mbajtur në Budapest nuk do ishte i frytshëm për aq kohë sa pala e dëmtuar siç është pala e Ukrainës nuk do ishte pjesë e tryezës së diskutimeve për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.
Nga ana tjetër kemi vendosjen e sanksioneve mbi gjigandët e naftës dhe hidrokarbureve në Rusi nga SHBA.
Pra Gazprom ishte i goditur direkt nga këto sanksione.
Por nuk gjykoj se luftërat zgjidhen me anë të sanksioneve.
Nuk ka asnjë rast në historinë moderne ku një shtet apo një regjim diktatorial siç është regjimi i Putinit në Rusi mundet të rrëzohet me sanksione pra duhet një investim ushtarak serioz.
