Procesi i Berlinit në Londër/ Dauti: Në opinionin publik britanik nuk është ndonjë ngjarje shumë e rëndësishme

Gazetari, Daut Dauti në një intervistë në Ora News u shpreh se procesi i Berlinit që po zhvillohet në Londër në opinionin publik britanik nuk është ndonjë ngjarje shumë e rëndësishme.

Dauti: Padyshim që kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe që përcillet me interes të madh në qarqet diplomatike dhe politike të Britanisë së Madhe, por edhe vendeve të tjera të Unionit Europian.

Por në opinionin publik britanik nuk është ndonjë ngjarje shumë e rëndësishme.

Vizita e Mbretit dhe Mbretëreshës sot që shkuan në Vatikan është e rëndësisë më të madhe.

Dmth ajo është në nivelin kryesor, pastaj vjen kjo.

Për atë arsye se në Britaninë e Madhe kjo shihet si çështje politikës së jashtme dhe politika e jashtme në Britani e gjithëkund në Evropë nuk e ka rëndësinë e politikës së brendshme.