“Ku është Suela?”, Rama ironizon ish-sekretaren britanike: Po të mallkuan shqiptarët, zhdukesh
Kryeministri Edi Rama ironizoi sot nga Londra ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, e cila gjatë mandatit të saj lëshoi akuza të rënda ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani, duke i cilësuar ata kriminelë.
Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House në Londër, me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimi në Bashkimin Europian, Rama foli me ton ironizues për ish-sekretaren britanike.
“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake dhe krejt të pazgjuara ajo që u quajt referendumi i largimit.
Ka pasur atëherë një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte, largoni nga Europa dhe ata nuk do të vijnë më.
U larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë më e madhe. Problemi nuk janë shqiptarët, apo emigrantë, problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të vendimit të largimit nga Europa.
Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët..Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…”, tha Rama.
Me batutën e tij, Rama ironizoi faktin që Braverman tashmë është jashtë qeverisë britanike, duke lënë të nënkuptohet se “mallkimi i shqiptarëve” ka bërë efektin e vet.
Kujtojmë se në nëntor 2022, Suella Braverman deklaroi në Parlamentin britanik se “emigrantët shqiptarë po abuzojnë me ligjin për azilin” dhe i cilësoi ata si “kriminelë që vijnë për të shitur drogë”.
Rama e quajti atëherë deklaratën si “turp”, ndërsa e përshkroi retorikën e saj si “njollë në etikën politike të një demokracie si Britania”.
Pyetje: A jeni të zhgënjyer për titujt e gazetave këtu në MB për shqiptarët dhe roli që mund të luajë vendi juaj për çështjet e emigracionit?
Edi Rama: Më kujtohen midis gjërave më të çmendura qesharake edhe krejt të pa zgjuara, ajo që unë quaj referendum i largimit.
Dhe mbaj mend që atëherë ka pasur një poster me një zog të çuditshëm të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë.
Premtimi ishte largohuni nga Europa dhe ata nuk do të vijnë më. Por gjejeni ata u larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe.
Besoj që problem nuk janë shqiptarët, apo të huajt apo migrantët.
Problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të largimit nga Europa sepse është katastrofik. Nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar.
Jo mua me vjen keq, më vjen shumë keq. Kur dikush që quhej Suella Braverman, një tjetër qeveri kur ajo piketoi shqiptarët dhe meqë ra fjala ku është ajo?
Thjesht mbaje mend, mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët zhdukesh. Unë erdha këtu sepse mu kërkua të vija nga miq mjaft të mirë të Shqipërisë këtu dhe e ndjeva të vija që ta gjeja., por gjeta gazetarët që flisnin për të.
