Gjykata dënon me 21 vjet burg të dyshuarin për atentatin ndaj kryeministrin Robert Fico

Një gjykatë sllovake ka dënuar sot me 21 vjet burg – personin që qëlloi dhe plagosi kryeministrin Robert Fico, vitin e kaluar duke e shpallur atë fajtor për akuzat për terrorizëm, sipas “Reuters”.

Juraj Cintula, 72 vjeç, qëlloi pesë herë drejt Fico-s nga një distancë më shumë se një metër, ndërsa kryeministri përshëndeste njerëzit në qytetin qendror sllovak të Handlovës në maj 2024.

Vendimi i Gjykatës së Specializuar Penale në qytetin Banska Bystrica mbyll një gjyq që filloi në korrik dhe pyetja kryesore e të cilit ishte nëse Cintula, i cili pranoi se kishte qëlluar Ficon, ishte fajtor për terrorizëm.

Vendimi mund të apelohet në gjykatën supreme të vendit.

Fico u godit katër herë dhe u plagos rëndë në bark, dhe gjithashtu pësoi plagë në ije, dorë dhe këmbë.

Ai u shfaq për herë të parë publikisht në korrik të vitit të kaluar, disa muaj pas sulmit.

Cintula tha se donte ta plagosta, por jo ta vriste Ficon, sepse donte ta ndalonte atë të vazhdonte politikat e tij të cilat, sipas tij, dëmtonin lirinë dhe kulturën sllovake.