MASAT NDAJ IZRAELIT NË TRYEZËN E BE/ Kallas: Nëse nuk bëhen hapa para do të rishikojmë planin e masave

Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk kanë vendosur sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës së brishtë në Gaza.  Megjithatë Kaja Kallas theksoi kërcënimi mbetet aktiv nëse nuk ka përmirësime reale në terren.

27 ministrat e jashtëm evropianë, të cilët u takuan të hënën në Luksemburg, e konsiderojnë situatën në Gaza shumë të brishtë për të tërhequr sanksionet e mundshme ndaj Izraelit.

Shefja e politikës së jashtmë të BE-së, Kaja Kallas thotë se blloku e ka ende në vëmëndje vendosjen e sanksioneve ndaj Tel Avivit.

"Armepushimi ka ndryshuar kontekstin, kjo është shumë e qartë për të gjithë. Megjithatë nëse nuk shohim ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme në terren, duke përfshirë më shumë ndihma huminate në Gaza, kërcënimi i sanksioneve mbetet në tryezë", tha ajo.

Për këtë tha se ministrat kanë rënë dakord për të mos vijuar me me masat tani për shkak se situata mbetet e brishtë.

Përballë përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi tre masa muajin e kaluar.

E para ishte pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes së asociimit midis BE-së dhe Izraelit, ngrirja e ndihmës dypalëshe me përjashtim të mbështetjes për shoqërinë civile dhe qendrën përkujtimore të Holokaustit Yad Vashem, si dhe sanksionet individuale kundër dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë dhe kolonëve të dhunshëm në Bregun Perëndimor.

Por këto propozime dështuan të materializoheshin pasi shtetet anëtare kanë pikëpamje të ndryshme mbi këto çështje.

Një tjetër samit i udhëheqësit evropianë pritet të mbahet të enjten nga ku do të diskutojnë konfliktin Izrael-Hamas.