Gazetari Elton Qyno: Disa prokurorë të dehur në gjyq, shikojnë dëshmitaret nga b*thët

Pasi prokurorisë së Elbasanit, i ngeli dopio gjashta në dorë me arrestimin abuziv dhe tërësisht të paligjshëm të avokatit Bajrami, prokurorët u munduan të zbusnin arrestimin e tij, duke ja kaluar topin një oficere policie dhe menjehere urdheruan me pas lirimin.

Akoma këta vijojnë të sillen si në epokën e “Edmond Kosenit”, arrestim dhe gërbaç.

Shyqyr që keni atë copë vulë në dorë dhe arrestoni njerëz sipas dëshirës dhe sipas humorit tuaj, qoftë edhe pse ju bëjnë ndonjë kritikë në sallën e gjyqit apo qoftë në media.

Po me ata prokurorë që qelben era RAKI në sallën e gjyqit, apo ata që shohin dëshmitaret ose avokatet në sallë nga këmbët dhe vithet, çfarë duhet bërë????

Shihni pak ish-kolegët tuaj që u larguan nga “Vettingu” si kanë mbetur më të thjeshtë se thjeshtësia.

Ju rroftë VULA dhe INTRIGAT që bëni, kuptohet me forcën e VULËS.