Projektligji për barazinë gjinore/ Pernaska: S’ka të bëjë me gjinitë e shumëfishta, por me gratë e burrat

Në “Drejt” nga Luan Rama, Lajla Pernaska, ish-deputete tha se ky ligj për barazinë gjinore, që më lë për të dëshiruar edhe për mënyrën se si ka ardhur këtu, ky ligj nuk ka të bëjë me identitete të shumëfishta gjinore, por ka të bëjë me burrat dhe gratë

Pernaska: Ky ligj për barazinë gjinore, që më lë për të dëshiruar edhe për mënyrën se si ka ardhur këtu, ky ligj nuk ka të bëjë me identitete të shumëfishta gjinore, por ka të bëjë me burrat dhe gratë. Ky adreson barazinë gjinore në të gjitha aspektet.

Projektligji për diskriminimin nuk është kaq i thjeshtë që të vijë në Kuvend, pasi ka një debat shumë të gjatë, duke adresuar elementët e debatit publik.