Koçibellinj: Nuk mund të ndryshojnë termat nënë dhe babë, por duhet gjithëpërfshirje në gjendje civile
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 21:57
Në “Drejt” nga Luan Rama, Suela Koçibellinj, eksperte për çështjet sociale tha se ligji nuk duhet ta prekë nënën dhe babanë si terma, por duhet përfshirje në gjendjen civile.
Koçibellinj: Pra që të mos ndryshohen këto që kemi, sepse ligji i barazisë gjinore e thotë qartë burra dhe gra, vajza dhe djem. E specifikon ligji në këtë aspekt. Nëse dalim nga ligji në fjalë dhe kalojmë ne kontest dhe kuadër social.
Shqetësimi im është se në certifikatë familjare është se kemi mami dhe babi e unë them se nuk duhet të ndryshojë kjo. Për nesër pas nesër mund të kemi prindër birësues që nuk janë mami dhe babi, ose mund të kemi gra që lindin fëmijë e vetme. Në kuadrin e gjendjes civile duhet që të ketë një rregullim që të përfshihen.
