Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Kroaci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 16:51
Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në karrierën e tij.
Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të kthehet në protagonist si te Dinamo Zagrebi, ashtu edhe te Kombëtarja ku vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e parë si kuqezi.
Sulmuesi i krahut ka marrë një tjetër shpërblim pas golit me kuqezinjtë, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Kroaci.
Hoxha ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në kampionatin kroat, ndërkohë që ka marrë edhe vlerësime maksimale.
Anësori kuqezi, ka një vlerësim me notën 7 në këto 9 javë të para të kampionatit, duke u kthyer ndër lojtarët më të vlerësuar në Kroaci.
