TABELAT/ Inflacioni i matur sipas Eurostat 2,3% në shtator

Inflacioni i matur sipas metodologjisë së Eurostat rezultoi 2,3% në muajin shtator, duke shënuar një ulje të lehtë krahasuar me inflacionin e llogaritur nga INSTAT, që ishte 2,4%.

Ky tregues, i njohur si Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), përdoret për të krahasuar ecurinë e çmimeve mes vendeve të Bashkimit Europian dhe tregon ndryshimin mesatar të çmimeve që konsumatorët paguajnë për mallra dhe shërbime.

Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin “argëtim dhe kulturë”, me 8,8%, pasuar nga “hotele, kafene dhe restorante” me 4%, “pije alkoolike dhe duhan” me 3,5% dhe “mobilim” dhe “shërbimi arsimor” me nga 2,7%.

TABELAT/ Inflacioni i matur sipas Eurostat 2,3% në shtator

Çmime më të larta janë shënuar edhe në grupet e ushqimeve, qirasë, energjisë, komunikimit dhe veshjeve, ndërsa i vetmi grup me ulje çmimesh është ai i “transportit”, me 0,7%.

Në krahasim me muajin gusht, çmimet në shtator u rritën me 0,7%, kryesisht për shkak të fillimit të vitit shkollor dhe rritjes së kostove për shërbimet arsimore me 2%.

Rritje kanë pasur edhe ushqimet, qiraja, energjia, veshjet dhe shërbimet e tjera bazë.

TABELAT/ Inflacioni i matur sipas Eurostat 2,3% në shtator

Përdorimi i metodës së Eurostat mundëson krahasimin e inflacionit të Shqipërisë me vendet e tjera europiane, duke ndihmuar në vlerësimin e ndikimit të çmimeve në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në vendimmarrjen ekonomike.