Lautaro s’humbet kohë, fluturim privat për t’u kthyer më shpejt në Milano

Inter përgatitet për transfertën e vështirë në “Olimpiko”, ku do të sfidojnë Romën dhe lajmi më i mirë për trajnerin Kivu është rikthimi i menjëhershëm i kapitenit Lautaro Martinez.

Pas dy golave me Argjentinën, sulmuesi u kthye në Milano me fluturim privat, për të qenë gati për stërvitje dy ditë para ndeshjes me Romën. Klubi zikalter kërkon të përfitojë maksimalisht nga forma e tij e mirë, ndërsa mungon Turam dhe Darmian mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Në repartin ofensiv, pritet që Lautaro të udhëheqë sulmin, me Boni favorit ndaj Espositos për të formuar dyshe. Të enjten në Apiano Xhentile u zhvilluan provat e para taktike, me teknikun rumun Kivu që synon të mbajë lart ritmin dhe përqendrimin e skuadrës.