Duka zhvillon vizitë zyrtare në Federatën Kineze të Futbollit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, në ambientet e Federatës Kineze të Futbollit.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u prit në një takim zyrtar nga Presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Xu Jiren, dhe stafi i tij.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.