VIDEO/ Rey Manaj në superformë, pas golit ndaj Serbisë, realizon edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rei Manaj po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren shqiptare, ashtu edhe me klubin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas golit vendimtar ndaj Serbisë, sulmuesi lushnjar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me fanellën e Al Sharjah.

Në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit, kundër Al Dhafra, Manaj realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë.

Ai përfitoi nga një pasim në krahun e majtë të zonës dhe me një gjuajtje të fuqishme po me të majtën mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar rezultatin në 2-0 për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i dytë sezonal për sulmuesin shqiptar, i cili iu bashkua Al Sharjah gjatë merkatos së verës dhe po përshtatet në mënyrë perfekte me ambientin e ri.

Forma e tij e qëndrueshme është një sinjal shumë pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese.

GOLI:

https://streamin.link/v/71a5c1a3