ROMA – INTER/ Krye-ndeshja e javës së shtatë në “Seria A”, skuadrat me mungesa
Roma – Inter është krye-ndeshja e kësaj jave të shtatë në Serinë A, me skuadrat që do kërkojnë të forcojnë pozitat në renditjen e klasifikimit.
Kjo e shtunë e Serisë A në kampionatin italian të futbollit sjell një ndër përballjet më të mëdha.
Roma pret në shtëpi Interin në një duel që do të thotë shumë për rrugëtimin e dy ekipeve gjatë këtij sezoni.
Pas pushimit ndërkombëtar, ku Italia fitoi ndaj Izraelit dhe u kualifikua matematikisht për fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026, kampionati kthehet me ndeshjen e madhe në Stadio Olimpico midis ekipit të Gasperinit dhe Nerazzurrëve të trajnuar nga Chivu.
Skuadrat do të zbresin në fushtë të shtunën në mbrëmjë ora 20:45.
Interi vjen pas një fitoreje 4-1 në shtëpi ndaj Cremoneses , të mbështetur nga performanca e jashtëzakonshme e Bonny-t .
Sulmuesi i ri, i cili mbërriti gjatë verës nga Parma, mund të jetë një zëvendësim i mundshëm për Lautaro Martinez në sulm, duke zëvendësuar Thuram të dëmtuar.
Matteo Darmian u lëndua në Appiano gjatë javës dhe testet që iu nënshtrua zbuluan një tendosje të muskulit soleus në këmbën e majtë.
Megjithatë pritet të jetë një ndeshje spektakolare, kjo edhe për faktin e renditjes aktuale të skuadrave në javën e 7 të kampionatit.
Roma mban vendin e dytë me 15 pikë, duke marrë 5 fitore dhe një humbje. Ndërkohë Interi në vendin e katërt me 12 pikë, me katër fitore dhe dy humbje.
Roma dhe Interi janë në një seri prej tre fitoresh në kampionat, por Roma nuk i ka mposhtur Nerazzurrët në Olimpico që nga viti 2016

