BE: Çdo hap drejt një paqeje të drejtë në Ukrainë, i mirëpritur

Presidentja Ursula von der Leyen deklaroi se ‘’mirëpret çdo hap drejt paqes së qëndrueshme në Ukrainë’’. ‘’Çdo takim që çon përpara një proces paqeje të drejtë dhe të qëndrueshëm për Ukrainën është i mirëpritur’’, deklaroi Olof Gill, zëdhënës i Komisionit të BE-së, në lidhje me takimin e planifikuar Putin-Trump në Budapest.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov përfshihen në sanksionet mbi ngrirjen e aseteve, por jo konkretisht mbi ndalimet e udhëtimit. Takimi nuk është konfirmuar dhe ne nuk do të komentojmë mbi skenarë hipotetikë, ”, theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper në lidhje me takimin e mundshëm Trump-Putin në tokën e BE-së.

Lidhur me urdhër-arrestin e GJND-së, ka përjashtime të mundshme që shtetet anëtare mund të japin, por përjashtime të tilla duhet të lëshohen nga ahtetet anëtare individualisht”, thekson ajo.