John Bolton akuzohet për mbajtje të dokumenteve të klasifikuara! FBI: Ditarët digjitalë përmbanin të dhëna "tepër sekrete"
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, është paditur me 18 akuza për përdorim të dokumenteve të klasifikuara. Ai dyshohet se ka ruajtur dhe dërguar informacione sekrete përmes pajisjeve dhe llogarive personale, në kundërshtim me ligjin federal.
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, është paditur nga një juri federale në Maryland me 18 akuza që lidhen me përvetësimin dhe shpërndarjen e materialeve të klasisikuara.
Në thelb, thonë prokurorët, Bolton mbante dhe ndante me anëtarët e familjes ditarë dixhitalë të aktiviteteve të tij që përfshinin të gjitha llojet e materialeve të klasifikuara që nga koha kur ai ishte këshilltar i sigurisë kombëtare.
Bolton ndau më shumë se një mijë faqe me shënime që përmbanin informacione deri në nivelin tepër sekret, shkruhet në padi.
Akuzat e zbuluara të enjten janë rezultat i një hetimi penal që filloi në vitin 2022 pasi emailet e Boltonit u hakuan nga Irani.
Dyshohet gjithashtu se merrte shënime me dorë nga dita e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe në vende të tjera të sigurta dhe më pas i rishkruante në kompjuterin e tij.
Prokurorët thonë se këto shënime mbeteshin në pajisjet personale të përdorura nga Bolton dhe të tjerët në shtëpinë e tij.
Bolton përdori llogaritë e tij personale joqeveritare për të dërguar me email informacione të klasifikuara në llogarinë e tij personale, thuhet në aktakuzë.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një deklaratë për media konfirmoi se Hetimi zbuloi se John Bolton i kishte mbajtur këto dokumente në shtëpinë e tij, në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit federal

