Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Rumani/ Humbin jetën 3 persona dhe plagosen 13 të tjerë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në të Bukuresht të Rumanisë. Si pasojë e shëprthimit janë shkatërruar dy pallate, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur të paktën 13 të tjerë.

Abc News shkruan se shpërthimi preku katin e pestë dhe të gjashtë të ndërtesës tetëkatëshe.

Autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit fatal nuk është ende i qartë.

Furnizimi me gaz është ndërprerë në zonë si një masë paraprake sigurie.

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë tha se viktimat ishin raportuar me politraumë dhe djegie.

Një person u gjet i vdekur nën një pllakë betoni në katin e gjashtë të ndërtesës, ndërsa të paktën 13 persona u transportuan në spitalet në kryeqytet.

Të gjithë banorët u evakuuan nga ndërtesa dhe ekipet e shpëtimit po kryejnë operacione kërkimi për të identifikuar çdo person të bllokuar.

Nxënësit dhe mësuesit në një shkollë e cila ndodhej pranë vendit të shpëtimit, u evakuuan,

"Pas shpërthimit, një bllok tjetër apartamentesh aty pranë u prek, ku u vunë re elementë ndërtimi të shkëputur nga fasada e ndërtesës", thanë autoritetet e emergjencës në një deklaratë.