“Brezi i ankthit”, si po i shkatërron të rinjtë teknologjia

A do të linit ju fëmijën tuaj të shkojë në Mars edhe pse ai do të shkojë se do shkojnë gjithë miqtë e tij? Me siguri përgjigja e prindërve është jo, thotë Jonathan Haidt në librin e tij “Brezi i Ankthit”, por duke i lënë në duar smartphone, ku i keni lënë ata tashmë.

Botimi këshillohet të lexohet nga çdo prind për të kuptuar krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone-ave.

Libri i sapoardhur në gjuhën shqipe ndalet te Brezi Z, i pari që e ka kaluar pubertetin me smartphone në dorë, një portë drejt një realiteti virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm që duket se ndikon më shumë te vajzat.

Ankthi, mungesa e gjumit, shpërqendrimi, varësia, vetmia dhe frika nga krahasimi social janë vetëm disa prej simptomave. Ndalimi i telefonave dhe rrjeteve sociale deri në moshën 14-16 vjeçare këshillohet fuqishëm./News24