“ADN”, NJË RRËFIM PËR SHPIRTIN! Premiera e filmit më të ri shqiptar, kthehet në ngjarje kulturore! Erjola Doçi dhe Rike Roçi sjellin historinë me ëndrra e sakrifica
Premiera e filmit shqiptar “ADN” mblodhi figura të njohura të artit dhe politikës në një ngjarje plot emocione. Filmi u vlerësua për mesazhin e tij të fortë mbi familjen dhe vlerat e vërteta.
Premiera e filmit shqiptar “ADN” mblodhi figura të njohura të artit dhe politikës në një ngjarje plot emocione. Filmi u vlerësua për mesazhin e tij të fortë mbi familjen dhe vlerat e vërteta.
Premiera e filmit më të ri shqiptar “ADN” nuk kishte asgjë më pak se ngjarje të ngjashme në kryeqendrat e kinematografisë botërore!
Yjet e produksionit shkëlqyen në tapetin e kuq.
Ngjarja kulturore bëri bashkë figura të artit, politikës, medias, biznesit dhe jetës publike.
“ADN” vjen me profesionalizmin e producenteve Erjola Doçi dhe Rike Roçi, që sjellin ndjenjë, përkushtim dhe një rrëfim për ëndrra, sakrifica dhe kërkimin e vetvetes.
Regjisori Lindar Kaja u shpreh se “ADN” lindi nga dëshira dhe pasioni i producentëve për të sjellë një histori të ndërtuar mbi ndjenja të forta dhe realitete të prekshme.
Të pranishmit u shprehën të emocionuar, duke e cilësuar “ADN”-në si një film që prek zemrat dhe rikthen besimin te vlerat e vërteta.
Mes duartrokitjeve dhe emocioneve, “ADN” la një shije të bukur te publiku, duke dëshmuar se kinematografia shqiptare po rritet me projekte që mbartin mesazhe të thella. Sepse, siç thotë edhe vetë mesazhi i filmit – sido që të vijë jeta, familja është gjithmonë aty. ADN – lidhjet e gjakut nuk humbasin kurrë.

