EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim për korrupsion për një ndërtim pa leje në Tiranë policin bashkiak dhe ...
SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje
NJOFTIMI
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve:
Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;
Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.
Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
