BE po humbet durimin Kosovën? Arifi: Deklaratat e Von der Leyen, fatkeqësi për ne
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i dërgoi të mërkurën mesazhe të drejtpërdrejta presidentit serb Aleksandër Vuçiç për ecurinë e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Tani është momenti që Serbia të bëhet konkrete në lidhje me anëtarësimin në unionin tonë,” tha shefja e Komisionit gjatë një konference për shtyp në Beograd, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Me heret nga Prishtina Von der Leyen, ka thënë se është e rëndësishme për Kosovën të vazhdojë të ndërtojë institucione të fuqishme dhe t’i “ulë tensionet” në vend, pas takimeve që pati me udhëheqësit e vendit të mërkurën në Prishtinë.
Lidhur me këto qëndrime të forta të BE-së gazetari nga “Qendra.info” Valon Arifi, në studion e lajmeve në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” u shpreh se për shkak të zgjedhjeve dhe rezultateve të balotazhit në shumë komuna u shmang një konferencë për shtyp nga ana e shefes së Komisionit Evropian në Prishtinë, me argumentin e mosndërhyrjes në fushatë.
“Gjithsesi vlen të theksohet në fakt është kërkesa që ajo i bëri krerëve të politikës në Kosovë që të deshkallëzojnë situatën e sigurisë në vend.
Nga e gjithë vizita e saj kjo në fakt ishte diçka krejtësisht e panevojshme, pasi tregon që Kosova po shihet si shkaktare e tensioneve në raportet me Serbinë për shkak të veprimeve të muajve të fundit.
Mbase përtej kësaj është folur edhe për fondet e BE-së që Kosova mund t’i marrë, por që prej vitit 2024 nuk është se ka marrë ndonjë fond nga BE.
Dhe është fatkeqësi që Kosova shihet në këndvështrim nga ana e Bashkimit Evropian.
Dhe ka dallime mes shqetësimeve në BE për Serbinë me ato të shprehura ndaj Kosovës, pasi ka kohë që uan me 2-3 porta Beogradi në raport me BE-në.
Këtu kuptoj afërsinë diplomatike të Serbisë me Rusinë dhe diçka më pak me Kinën shihen si problematike për BE-në, ndërsa për Kosovën problemi është tjetër”, u shpreh Arifi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN VALON ARIFI

