Plagosi të moshuarin brenda një lokali në Berat, autori arrestohet pas disa muajsh në arrati

Njoftimi:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar”.