''Gjithçka derivon nga politika'', Sula: Raportimi i ''Drejtësisë'' te Komisioni i Ligjeve, i vonuar

Ish-prokurori, Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se raportimi i institucioneve të drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, është vonë.

Sula: Në radhë të parë ai raportimi që kanë sot të gjithë krerët e institucioneve të pavarura është jashtëzakonisht vonë.

Duhet të kishte qenë unë bashkë me gjithë kolegët që ishim për mandatin e kaluar, pra deri në shtator që do duhej të kishin raportuar në komisionet parlamentare sepse nesër është gjyshma e muajit tetor.

As 2 muaj edhe më pak do të ngeli duke marrë parasysh që do përfundojë në të gjithë komisionet raportimi dhe ku të vejë të bëhet edhe debati pastaj në seancën plenare dhe kur të dalin rezolutat tani për se që të jemi të qartë për të gjithë shikuesit që ky raportim është për 2024.

Tani do kemi rezolutë nga Kuvendi për të gjithë institucionet e pavarura për 2025 se kur do i kryejnë detyrat ato për 2025.

Pra të gjithë këmbanat e alarmit që ka ngrejt kryeprokurori i përgjithshëm, Çela dhe prokurori i SPAK, Dumani apo drejtuesi i ILD, janë këmbanë alarmi.

E kam thënë dhe e përsëris, gjithçka në një shtet demokratik sidomos të paktën në këto vendet të Ballkanit, gjithçka derivon nga politika.