''Jemi një vend më i korruptuar'', Çollaku: Kur dëgjoj raportimet e njerëzve të drejtësisë, më duket sikur jetoj në Suedi
Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria është një vend më i korruptuar.
Çollaku: Kur dëgjoj raportimet e njerëzve të drejtësisë, qoftë këto të prokurorit të Përgjithshëm, të Strukturës së Posacme, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Prokurorisë më duket vetja sikur jetoj në Norvegji apo Suedi.
Kur lexoj raportet e DASH, të DIA, të DEA, të CIA, më duket sikur jetoj në Kolumbi.
Pra për të njëjtin vend flasim. Dhe kur shoh pastaj vetë se ku jetoj, me informacionet që kemi dhe me punën që bëjmë, vë re se qeverisemi nga Ndragheta, Sinaloa, Camorra.
Edhe sot që ne flasim ishte goditur një tjetër grup me përbërje të theksuar shqiptarësh, një bandë në Itali me lidhje të forta me Ndraghetën e Camorran.
Raportet kishin shumë të dhëna, kishin shumë statistika dhe këto janë çështje ekspertësh.
Ne marrim bilancin e punës, çfarë rezultati ka. A jemi një vend më i korruptuar?
A jemi një vend ku krimi ka lëshuar apo ka marrë terren?
