Kalaja: Një pjesë e prokurorëve kanë lidhje shumë të mira me Ambasadat

Gazetari, Aulon Kalaja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se një pjesë e prokurorëvë kanë lidhje shumë të mira me ambasadat.

Kalaja: Është e vërtetë që një pjesë e prokurorëve kanë lidhje shumë të mira me ambasadat.

Kjo tregon se çfarë Republike jemi neve.

Sepse sigurisht që pushteti i Drejtësisë duhet të jetë i pavarur nga të gjithë jo vetëm nga politika por edhe nga ambasadat.

Kjo është shumë e rëndë dhe kontaminon gjithë punën e prokurorëve në Shqipëri.

Fakti që këta nuk kanë besim dmth dhe shkojnë në ambasadë është shumë e rëndë.

Te pushteti i drejtësisë nëse Dumani ka fakte, cili pronar i Televizionit apo cili emision i ka bërë presion filan prokurori apo cila është çështja, ai vetë do duhej të shkonte ta citonte.

Se pastaj të themi ne ndonjë deklaratë nga televizioni, na thonë neve pse nuk shkoni në prokurori.