VIDEO/ Aksident në hyrje të Universitetit Europian në Tiranë, motorri përpl*set me biçikletë, ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 08:21
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Universitetit Europian në Tiranë.
Sipas dëshmitarëve, një motor është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar lëndime tek personat e përfshirë në ngjarje.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

