VIDEO/ Dështimi i Kamerunit, tifozët shpërthejnë kundër Samuel Eto’o-së: Është idiot
Situatë e tensionuar në Yaoundé, ku tifozët kamerunas kanë shpërthyer kundër presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit (FECAFOOT), Samuel Eto’o, pas barazimit pa gola (0-0) ndaj Angolës që i kushtoi Kombëtares dështimin për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës 2026.
Barazimi i la “Luanët e pathyeshëm” në vendin e dytë të grupit pas Kepit të Gjelbër, duke i detyruar të kalojnë nëpërmjet play-off-it, ndërsa zemërimi i tifozëve shpërtheu menjëherë pas ndeshjes.
Sipas raportimeve nga mediet lokale, gjatë takimit në stadium u dëgjuan thirrje fyese ndaj ish-sulmuesit të Barcelonës:
“Ai është arsyeja pse nuk jemi kualifikuar! Ai e ka shkatërruar futbollin tonë!”
Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen forcat e sigurisë duke ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa dëshmitarë pohojnë se Eto’o reagoi me zemërim ndaj sharjeve përpara se të ndalej nga stafi i tij.
Ndërkohë, zyrtari qeveritar, Jean de Dieu Momo, ka dalë në mbrojtje të ish-‘yllit’ të Barcelonës, duke deklaruar se sjellja e tifozëve ishte “provokuese” dhe e nxitur nga “xhelozia”.
Samuel Eto’o, i cili dikur ishte hero kombëtar falë kontributit të tij me Kamerunin dhe suksesit në Evropë, gjendet tani në qendër të kritikave për mënyrën si po drejton federatën.
Konflikti i hapur me trajnerin Marc Brys dhe tensionet e vazhdueshme brenda FECAFOOT kanë thelluar ndasitë në futbollin kamerunas.
Dështimi për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Botëror shihet si goditja më e madhe në epokën e tij si drejtues, ndërsa për momentin presioni mbi Eto’o-në është më i madh se kurrë më parë.
???? BREAKING : Altercation dans la tribune présidentielle ce soir à Yaoundé. ????????????
— L’equipe237 (@LEquipe237) October 13, 2025
Le président de la FECAFOOT, Samuel Eto’o s’est emporté contre un supporter des Lions dans la tribune présidentielle du stade Ahmadou Ahidjo.
Le supporter lui reprochait la non-qualification… pic.twitter.com/mmRg5KGQKK
