ITALIA “LUAN HISTORINË”/ “Rruga” e azurrëve drejt Botërorit 2026 kalon nga Izraeli! Skemat e Gattusos dhe Shimon për tre pikët
Italia kërkon një tjetër 3 pikësh përballë Izraelit, këtë herë në shtëpi, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Të dy trajnerët i kanë dhënë më shumë rëndësi mesfushës, teksa nuk priten surpriza të mëdha në formacione
Italia kërkon një tjetër 3 pikësh përballë Izraelit, këtë herë në shtëpi, në sfiden e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Të dy trajnerët I kanë dhënë më shumë rëndësi mesfushës, teksa nuk priten surpriza të mëdha në formacione.
Italia dhe Izraeli do të përballen të martën në Stadiumin Olimpico të Romës, në ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Katër herë kampionët e botës kanë nevojë për tre pikë jetike për të siguruar vendin e dytë në grup, që do t’u mundësonte pjesëmarrjen në fazën play-off për Botërorin.
Sipas mediave sportive italiane, Italia pritet të zbresë në fushë me skemën 3-5-2, ndërsa Izraeli me 4-2-3-1. Të dy trajnerët duket se i japin përparësi kontrollit të mesfushës, ku pritet të zhvillohet edhe dueli më i fortë i ndeshjes.
Sa i përket formacionit, Gattuso raportohet se do t’i besojë sërish portën Donnarumës. Në mbrojtje do të luajnë Di Lorenzo, Mancini dhe Calafiori.
Në krahë, Cambiaso majtas dhe Dimarco djathtas do të kenë rol kyç në avancimin e lojës. Në mesfushë, Tonali dhe Barella janë titullarë të padiskutueshëm, ndërsa Cristante ka fituar duelin me Locatellin për vendin e tretë.
Në sulm do të aktivizohen Retegui dhe Raspadori, një dyshe që premton agresivitet dhe lëvizshmëri. Kean mungon për shkak dëmtimi, ndërsa Bastoni është i pezulluar.
Në krahun tjetër, trajneri Ben Shimon do të nisë me Dan Peretz në portë. Mbrojtja do të përbëhet nga Dasa, Baltaxa, Blorian dhe Revivo.
Në mesfushë, Eli Peretz dhe Ebu Fani do të mbrojnë prapavijën, ndërsa përpara tyre do të veprojnë Khalaili, Biton dhe Solomon, që do të mbështesin Oscar Gloukh, talentin më të madh të ekipit, i cili luan si sulmues i vetëm, por shpesh tërhiqet për të marrë topa në zonat qendrore.
Italia nuk ka humbur kurrë ndaj Izraelit: në tetë përballje ka regjistruar 7 fitore dhe 1 barazim.
Aktualisht, Norvegjia kryeson Grupin I me 18 pikë, e ndjekur nga Italia me 12, Izraeli me 9, Estonia me 3, ndërsa Moldavia mbetet në fund pa asnjë pikë.

