FRIKA E DËMTIMEVE! “El Clasico” po afron dhe trajnerët janë nën ethet e mungesave të lojtarëve

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshje më e rëndësishme për klube në botë ajo me Realit dhe Barcelonës. Shqetësimi i dy trajnerëve janë dëmtimet e lojtarëve, që shpesh janë kthyer në problem për pankinat përkatëse.

Data 26 tetor është e shënuar në kalendar nga të gjithë tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit. Santiago Bernabéu do të jetë skena e El Clásico-s së parë të sezonit. Pas dominimit që ekipi i Flick i bëri të bardhëve sezonin e kaluar dhe revolucionit te Madridi me ardhjen e Xabi Alonsos, Trentit, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, dy favoritët kryesorë për titullin e La Ligës përballen me pritshmëri shumë të larta.

Ka ende ndeshje të rëndësishme deri në atë ditë, duke përfshirë edhe një përballje në Ligën e Kampionëve gjatë javës, por të gjithë kanë sytë nga ajo ndeshje që pritet të jetë vendimtare për fundin e sezonit.

Paqartësitë për ndeshjen kanë qenë kryesisht për shkak të numrit të madh të lojtarëve të dëmtuar në të dyja skuadrat në këtë fillim sezoni, me shumë prej tyre që ishin në dyshim për ndeshjen e madhe.

Megjithatë, në orët e fundit është bërë e ditur se të dy trajnerët pritet të kenë thuajse të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç nëse ndodh ndonjë problem i ri gjatë 13 ditëve të mbetura.

Në rastin e Real Madridit, kishte shumë pasiguri për disa lojtarë. Megjithatë, duket se mungesa e vetme e konfirmuar do të jetë ajo e Antonio Rüdiger, i cili pësoi një dëmtim në pjesën e përparme të këmbës së majtë dhe nuk do të rikthehet para fundit të vitit.

Në ndeshje mund të jenë gati Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal, megjithëse duhet parë në çfarë forme do të jenë. Të dy po i afrohen fundit të rikuperimit nga dëmtimet muskulore dhe mund të luftojnë për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Në gjendje të mirë për ndeshjen do të jenë gjithashtu Franco Mastantuono, Kylian Mbappé dhe Dean Huijsen, të cilët pësuan disa shqetësime të vogla gjatë pauzës së ekipeve kombëtare, por asgjë serioze.

Madje edhe Ferland Mendy mund të jetë i disponueshëm, pasi sipas The Athletic, ai do të rikthehet në stërvitje këtë javë, pas një mungese prej gjashtë muajsh. Gjithsesi, francezi nuk ka gjasa të jetë titullar, pasi Álvaro Carreras është në formë të mirë.

Barcelona nuk do të ketë aq fat. Në parim, nuk do të mund të llogarisë në Ter Stegen, Gavi dhe Joan García, ndërsa Dani Olmo do të jetë në dyshim deri në momentin e fundit dhe është thuajse e pamundur që të luajë. Megjithatë, do të jenë të gatshëm Lamine Yamal, Raphinha, Ferran Torres dhe Fermín.

Në këtë situatë, hapet një skenar i ri për El Clásico-n e ardhshëm, ku ndryshe nga sa mendohej vetëm disa ditë më parë si Xabi Alonso, ashtu edhe Hansi Flick, do të mund të fusin në fushë formacionet e tyre më të mira, me përjashtim të portës së Barcelonës.