QTU feston 20-vjetorin! Mbi 1,500 kupona dhuratë dhe një makinë Volkswagen ID.3
Qindra tullumbace u lëshuan në ajër, duke sjellë me vete mbi 1,500 kuponë surprizë dhe një atmosferë ngjyra dhe surpriza që vetëm QTU di të krijojë
Me mijëra vizitorë të pranishëm përjetuan një nga përvojat më unike dhe argëtuese në një qendër tregtare!
Për çdo blerje, dorëzuan kuponët për të marrë pjesë në shorteun final, që do të mbahet më 26 Tetor, ora 18:00 – ku njëri prej tyre do të fitojë një Volkswagen ID.3 – makinë elektrike me 0 kilometra!
Me rastin e 20 vjetorit ulje deri në -70% në të gjitha dyqanet dhe aktivitete për të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri te të rriturit, e bëjnë këtë jubile një festë të vërtetë për të gjithë familjen!
QTU për dy dekada ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve shqiptarë.
QTU pjesë e grupit Balfin, vazhdon të sjellë risi në tregtinë me pakicë dhe përvojën e blerjeve moderne. 20 vjet QTU – 20 vjet besnikëri, argëtim dhe inovacion!
