I morën me dhunë një 27-vjeçari 5300 euro dhe 3 celularë/ Vorë, arrestohen dy të rinjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 16:08
I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, policia arreston dy autorët.
Procedohet penalisht një 24-vjeçare, për moskallëzim krimi. Nga hetimet dyshohet se shtetasit F. S. dhe G. Sh., në rrugën e fshatit Marikaj, në mbrëmje, i kanë marrë me dhunë, një shtetasi, 5300 euro dhe 3 celularë.
Gjatë kontrollit në banesën e një prej të arrestuarve në Vorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 karikatorë arme zjarri automatik model 56, një palë pranga, një mjet prerës (thikë) dhe 3 celularët e vjedhur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
