VIDEO/ Policia nis operacionin anti-monopatina, qytetarja e revoltuar: Po më pengojnë për punë! Të ndalojnë ata pa kaskë

Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja Albana Koçiu, e cila bëri publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Dhe pas këtij, ka nisur zbatimi në rrugë ku po ndalohen përdoruesit e monopatinave në rrugë. Një qytetare e pyetur nga “Ora News” u shpreh e pakënaqur nga ky vendim pasi po pengohet të shkojë në punë.

“Të caktojnë rregulla për adoleshentët dhe ata që e përdorin pa mjete mbrojtëse, por jo ndaj meje që jam në rregull”, u shpreh qytetarja e revoltuar.