Shuperka: Shqipëria ndër vendet me shifrat më të larta të nivelit të pirjes së duhanit

Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria është ndër vendet me shifrat më të larta të nivelit të pirjes së duhanit në rajon dhe më gjerë.

Shuperka: Studimi i bankës Botërore i vitit 2023 i shtatorit jep këtë shifër, 38.3%.

Pra në 20 vite ne kemi ecur si breshka në uljen e konsumit të përdorimit të duhanit.

Pra që faktikisht mbi moshën 15 vjeç një shifër e tillë, ne hyjmë në vendet me shifrat më të larta të nivelit të pirjes së duhanit në rajon dhe më gjerë.

Të gjitha këto janë ato që që kjo është një sfidë e madhe e shëndetit publik.

Duhanpirja përbën një nga sfidat më të mëdha që duhet të fokusohet shëndeti publik edhe në vendin tonë.

Në nivel botëror janë 1 miliard e 250 milionë duhanpirës që konsumojnë duhan.

Nga këta, afro 150 milion kanë kaluar nga pirja e duhanit me djegie tek këto produket e reja të nikotinës.