Topi: Ka rritje të numrit të fëmijëve që paraqiten me probleme me sytë nga pajisjet dixhitale
Mjeku okulist, Rubin Topi në një intervistë në Ora News u shpreh se ka një rritje të numrit të fëmijëve të vegjël që paraqiten me probleme me sytë të shkatuara nga pajisjet dixhitale.
Topi: Të gjithë jemi koshientë që gjithmonë e më tepër teknologjia është e aksesueshme, tashmë edhe për moshat e vogla që në fakt është e gabuar.
Dhe duke qenë se është e aksesueshme tani edhe nga fëmijë, ndonjëherë edhe nga mosha shumë të njoma, pra 1 vjeç, 2 vjeç apo 3 vjeç pra gjithmonë e më tepër po shohim një shtim të numrit të fëmijëve të cilët për shkak të kësaj qasje gjithmonë e më të shumtë në kohëzgjatje karshi teknologjisë.
Sidomos këtu më shumë bëjmë fjalë për celularin sepse ai është më i kollajt për tu arritur.
Sepse ndodhet në ambientin e shtëpisë, pra natyrisht një nga prindërit ka cellular dhe fëmija shpesh herë arrin tek ky cellular.
Kemi gjithmonë e më tepër një rritje në numrin e fëmijëve të vegjël që paraqiten me probleme me sytë pikërisht të shkaktuara nga teknologjia, pra nga pajisjet dixhitale.
