Sherr masiv në Bathore, 4 persona përfundojnë te Trauma

Një konflikt masiv me thika ka ndodhur në zonën e Bathores, ku të plagosur kanë mbetur të paktën 4 persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë shoqëruar disa persona ku po sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se 4 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spitali e Traumës në Tiranë.

Në konflikt, përveç thikave mësohet se janë përdorur edhe sende të tjera të forta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar çdo person që ka marrë pjesë në konfliktin e dhunshëm.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.