Vajza, dhëndri dhe i dërguari i Trump-it për Lindjen e Mesme vizitojnë Jerusalemin

I dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vajza e presidentit, Ivanka Trump, dhe dhëndri Jared Kushner kanë vizituar Murin Perëndimor në Jerusalem.

Sipas gazetës The Times of Israel, Witkoff u tha gazetarëve se është “shumë i lumtur” për marrëveshjen e armëpushimit.

“Jemi shumë të lumtur që pengjet, shpresojmë, do të lirohen të hënën,” tha ai, duke shtuar: “Do të ketë paqe dhe shumë jetë të shpëtuara.”

Witkoff dhe Kushnr mbërritën në Izrael ditën e djeshme, 9 tetor, pasi morën pjesë në bisedimet në Egjipt. Të dy ishin gjithashtu pjesë e një mbledhjeje të kabinetit izraelit të zhvilluar mbrëmë, ku u ratifikua marrëveshja e armëpushimit.

Presidenti Trump pritet t’i bashkohet Witkoff-it, Kushner-it dhe vajzës së tij Ivanka në Izrael të hënën.