Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

Kombëtarja shqiptare është nisur para pak minutash për në Serbi. Saktësisht kuqezinjtë do të ndalojnë në Nish, aty ku do të akomodohen në një hotel.

Siç dihet Kombëtarja shqiptare ditën e nesërme do të luajë ndaj Serbisë, duel që do të startojë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në Leskovac.

Në orën 16.30 do të mbahet konferenca për shtyp dhe pas saj në orën 17.30 do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore ne stadiumin Duboçiça ku do të zhvillohet ndeshja.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të luajë për “jetë a vdekje” ndaj Serbisë, ku vetëm fitorja do të mbante “gjallë”shpresat e ekipit tonë për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026.