Shpopullimi në Sardenja/ Ja SHIFRAT për personat që zhvendosen dhe për ato që hapin biznes

Sardenja një nga ishujt më të bukur të mesdheut, po shpopullohet me shpejtësi. Në kuadër të kësaj ajo ka marrë disa vendime të reja të cilat favorizojnë, ardhjen e emigrantëve apo vendasve për të jetuar në këtë ishull.

Ndonëse ishulli vizitohet nga shumë turistë, përsëri bilanci i njerëzve që jetojnë aty është shumë i vogël. Popullsia ka rënë në 1.57 milionë nga 1.64, sipas burimeve zyrtare.

Mediat e huaja thonë se lindshmëria ka rënë dhe rinia po largohet për të jetuar në vende të tjera. Rajoni i Sardenjës ka nisur një program për të nxitur zhvendosjen në qytetet e tij të vogla me më pak se 3,000 banorë, duke ndarë një grant deri në 20,000 euro për çdo biznes të ri në këto qytete.

Gjithashu ajo u ofron 15,000 euro çdo personi, që dëshiron të zhvendoset në një nga qytetet e saj.

Masat përfshijnë gjithashtu mbështetje për familjet që banojnë ose zhvendosen në komunat e prekura për çdo fëmijë të lindur ose të adoptuar, si dhe grante të pakthyeshme për blerjen ose rinovimin e shtëpive të para dhe për zhvillimin e zonës lokale.

Ndërsa disa bashki kanë dhënë burime shtesë.

Megjithatë, mbërritjet e emigrantëve janë të pakta, pasi të huajt përbëjnë vetëm 3.3% të popullsisë, ndërsa vendi vazhdon dhe shpopullohet çdo ditë.