Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe për familjarët e tij. Ja sa dënohen

Apeli i Posacëm ka lënë lë në fuqi vendimin për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe per familjarët e tij që u dënuan disa muaj më parë nga Gjykata e Posaccme.

Secili u dënua përkatësisht me: Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku me 11 vite, në gjykim të shkurtuar 7.5 vite.

Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj- 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite.

Vajza e madhe e Sokol Idrizaj Egi Idrizaj me 7 vite, 4.7 me gjykim të shkurtuar dhe u aplikua neni 59.

Vajza e vogël, Bora Idrizaj 2 vite, u aplikua neni 59.

Vangjush Kasharra pafajësi për “fshehje të te ardhurave”.

Tomorr Baruti- 2 vite, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite dhe u aplikua neni 59.