“DRAGOI I SHPATËS” GJENDET NË BRITANI! Fosili pothuajse i plotë zbulon një specie të re prehistorike që ka jetuar 185 milionë vite më parë
Një skelet pothuajse i plotë është gjetur në bregun jurassik të Dorsetit është identifikuar si një specie e re e ichthyosaurit, zvarranik detar që mbretëroi oqeanet miliona vite më parë. Specia është pagëzuar Xiphodracon goldencapensis, që do të thotë “Dragoi i shpatës nga Dorset”.
Një zbulim i jashtëzakonshëm paleontologjik në bregun e famshëm jurassik të Dorsetit ka identifikuar një specie të re të ichthyosaurit (Iktotisauri) – krijesës detare prehistorike që sundoi oqeanet rreth 185 milionë vite më parë.
Fosili, gati i plotë, u gjet në vitin 2001 në zonën Golden Cap nga kërkuesi i fosileve Chris Moore dhe u analizua plotësisht vetëm pas më shumë se 15 vitesh studimesh.
Krijesa, me gjatësi rreth 3 metra, ka marrë emrin Xiphodracon goldencapensis – ose siç e quajnë shkencëtarët “dragoi i shpatës”, për shkak të hundës së gjatë e të hollë që i ngjan një shpate.
“Është një zbulim unik,” – shpjegon Dr. Dean Lomax, një nga autorët e studimit.
“Ichthyosaurët janë të rrallë në këtë periudhë, dhe ky ekzemplar është më i ploti që kemi gjetur ndonjëherë.”

Studimi ka zbuluar veçori të pazakonta në këtë specie, përfshirë një kockë të çuditshme në formë degëzimi pranë vrimës së hundës dhe një orbitë të madhe syri, që tregon se krijesa kishte shikim të mprehtë për të gjuajtur peshq dhe kallamarë.

Megjithatë, shenjat në kafkë tregojnë se ichthyosauri mund të ketë vdekur nga një pickim në kokë, ndoshta i shkaktuar nga një grabitqar më i madh të së njëjtës familje. “Jetesa në oqeanet e Mesozoikut ishte një rrezik i përhershëm,” – tha Dr. Erin Maxwell nga Muzeu Shtetëror i Historisë Natyrore në Shtutgart.
Zbulimi përforcon trashëgiminë e pasur të bregut të Dorsetit, ku pionierja Mary Anning gjeti fosilet e para të ichthyosaurëve në fillim të viteve 1800. Për Chris Moore, zbuluesin e “dragoit të shpatës”, ky është një moment historik.

