VIDEO/ Java Kulturore Holandeze, në 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Me mbylljen e Javës Kulturore Gjermane, kryeqyteti bëhet gati për Javën Kulturore Holandeze e cila nis nesër dhe do të zhvillohet deri në 11 tetor.

Përgjatë këtyre ditëve, Holanda do të zbulohet përmes historisë, artit dhe kulturës. Fillimi i kësaj jave përkon me 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Shqipërisë me një event të veçantë në Tiranë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky aktivitet përkujton ndeshjen legjendare të vitit 1970 midis Ajax dhe 17 Nëntori-Tirana, e cila përfundoi me një barazim simbolik 2–2.

Kjo javë kulturore do të sjellë për kryeqytetasit nga ribashkimi i legjendave të futbollit Arie Haan dhe Ruud Krol me ish-lojtarët shqiptarë, pas 55 vitesh, tek Amsterdam Rainbow Dress një ekspozitë që shfaqet si simbol i diversitetit dhe progresit.

Ekspozita e Amsterdam Rainbow Dress tregon një fustan unik të krijuar nga flamujt e vendeve ku orientimi queer ende konsiderohet krim.

Çdo flamur i një vendi që dekriminalizon personat queer zëvendësohet nga ylberi, duke e bërë fustanin një vepër arti të gjallë që simbolizon përparimin, triumfet dhe sfidat që ende ekzistojnë në luftën për të drejtat e njeriut.

Një tjetër aktivitet do të përqëndrohet tek motivet tradicionale shqiptare dhe tek dizajni modern holandez.

Dizenjuesja industriale holandezo-shqiptare Felice Emanuels do të tregojë se si motivet tradicionale shqiptare rimendohen dhe transformohen në tekstile bashkëkohore përmes teknikave moderne të dizajnit industrial holandez.

Një javë plot ngjyra, kujtime dhe krijimtari do të përfshijë pjesëmarrësit në një udhëtim mes së kaluarës dhe së ardhmes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Javët Kulturore Ndërkombëtare (@jkn.al)