Fushata për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS mbledh sot Kryesinë

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të martë në orën 18:00 Kryesinë e saj, në një mbledhje ku pritet të miratohen kandidaturat për gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor.

Burime nga PS bëjnë me dije se gjatë mbledhjes do të shqyrtohen emrat e propozuar nga strukturat lokale dhe do të jepet miratimi zyrtar për secilën bashki që përfshihet në procesin zgjedhor.

Por askush nuk është i bindur se do të ndodhë kështu. Rama ashtu siç u lexoi emrat e ministrave ashtu do tu lexojë anëtarëve të kryesisë edhe emrat e kandidatëve.