“Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve”, Haçkaj nis fushatën: Këta janë vrasës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2025, 14:45
Florian Haçkaj, një nga 3 emrat e lakuar së fundmi që mund të jetë përballë Ogerta Manastirliut në garën për Bashkinë e Tiranës, duket se tashmë ka nisur dhe fushatën elektorale.
Haçkaj ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregohet një kabinë elektrike e lidhur me tel nga kalimtarët, duke akuzuar bashkinë se nuk është në krye të detyrës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.
“Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve. Këtu është kafja me njerëz. Këtu ku luajnë fëmijët. Këtu lexohet rrezik vdekje. Këta janë vrasës”, dëgjohet Haçkaj të thotë në video.