VIDEO/ U ndëshkua me karton të verdhë, portieri i Vorës i kujton rregulloren gjyqtarit: Jam kapiten o vëlla

Vora u përball sot me Egnatian në Laç.

Ndeshja u fitua nga kampionët e Superiores me rezultatin 0-1, ndërsa ishte e vlefshme për javën e gjashtë.

Ishte minuta e 57-të, kur ishte një ndërhyrje e konsideruar e parregullt e Dalipit.

Skuadra e Vorës nuk ishte dakord me vendimin e gjyqtarit Egli Spahiu.

Për këtë u afrua edhe portieri Shkëlzen Ruçi.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa nuk u përmbajt pas vendimit të Spahiut.

“O jam kapiten o vëlla”, u shpreh portieri i Vorës.

Më pas u ndëshkua edhe Dalipi për faullin e shkaktuar.

Ruçi u mundua t’i kujtonte gjyqtarit pse po protestonte.

Me rregulloren e re, vetëm kapitenët kanë të drejtë t’i afrohen gjyqtarit për vendimet në fushë./PANORAMASPORT

VIDEO:

https://streamin.link/v/a0a9080c