Roma e pandalshme, përmbys Fiorentinën dhe merr kryesimin e Serie A
Roma ka marrë fitoren e tretë radhazi në Serinë A dhe këtë e ka bërë në transfertën përballë Fiorentinës, duke afruar gjithnjë e më shumë shkarkimin e Stefano Piolit nga pankina e kësaj të fundit.
Ekipi vendas në fakt gjeti golin i pari me Ken, por Roma u përgjigj me anë të Sule dhe Kristante brenda pak minutash, duke përmbysur gjithçka që në pjesën e parë, teksa më pas arriti të administronte rezultatin deri në fundin e ndeshjes.
Kësisoj, Roma shkon e qetë për momentin në vendin e parë të renditjes, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 17, shumë larg pretendimeve që kishte, me vetëm 3 pikë të mbledhura në 6 ndeshje të luajtura.
Sa i përket takimit tjetër të pasdites, Bolonja fitoi me shifrat 4-0 ndaj Pizës dhe bëri edhe ajo hapa të rëndësishëm në renditje duke iu afruar zonës së Europës.
