“Në 9 nëntor qytetarët do të votojnë”, Rama: Kush diskuton dekretin e Begajt, nuk ka dije mbi Kushtetutën

Kryeministri Rama në “Flasim” deklaroi se në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë në 6 bashki, përfshi këtu dhe Tiranën. Teksa e cilësoi procesin ndaj Veliajt si të dyshimte dhe me dy standarde, Rama shtoi se dekreti i presidentit Begaj është mëse kushtetues.

"Shqipëria e la stafetën Danimarkën për Samitin e komunitetit politik europian. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nismin me mbylljen e kapitujve. Këtë javë celëm një marrëveshje të re me Politeknikun për punën praktike të brezit të ri. OSHEE ka krijuar deri tani mbi 300 mundësi punësimi.

Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në Tiranë janë të jashtëzakonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.

Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD-së që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec," tha Rama.